Ndërlidhjet

Rusia me ligj që dënon fyerjen e ndenjave fetare


Duma ruse
Duma ruse
Duma Shtetërore e Rusisë ka miratuar ligjin, i cili parasheh burgim deri në tre vjet për ata që fyejnë ndjenjat e besimtarëve fetarë.

Ligji ka kaluar në leximin final, të martën.

Ai është hartuar pasi grupi feminist “Pussy Riot”, vitin e kaluar, ka organizuar një demonstratë kundër Kremlinit, në katedralen më të madhe të Moskës.

Dy anëtare të grupit janë duke vuajtur dënimin prej dy vjetësh burgim, pasi janë dënuar për huliganizëm.

Kritikët e “Pussy Riot”-it thonë se vajzat kanë fyer ndjenjat fetare.

Por, dënimi i tyre është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, grupe të të drejtave të njeriut dhe muzikantë të famshëm botërorë.
XS
SM
MD
LG