Ndërlidhjet

Sërish gaz lotsjellës në Taksim


Sheshi Taksim i Stambollit
Sheshi Taksim i Stambollit
Policia turke ka sulmuar me gaz lotsjellës mijëra demonstrues në sheshin Taksim të Stambollit, vetëm disa orë pasi autoritetet kanë shpërbërë kampet e tyre.

Aksioni është zhvilluar pasi protestuesit janë rigrupuar për t’iu kundërvënë kordonit të policisë.

Të martën, kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se demonstratat që kanë nisur afro dy javë më përë në Stamboll, janë rrëmbyer nga njerëz me agjenda destruktive.

“Përpjekjet për të shtrembëruar imazhin e Turqisë janë pjesë e një plani sistematik”, ka thënë Erdogan.

Demonstratat antiqeveritare në Turqi kanë nisur më 31 maj, pasi policia ka shtypur dhunsëhm protestat kundër një plani ndërtimor në Sheshin Taksim të Stambollit.
XS
SM
MD
LG