Ndërlidhjet

Një firmë amerikane pushon Snowdenin nga puna


Edward Snowden
Edward Snowden
Një firmë private amerikane, e cila punon nën kontratat e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara, thotë se ka pushuar Edward Snowdenin nga puna, pasi ka pranuar se ka nxjerrë informacione për programet e mbikëqyrjes të SHBA-së.

Booz Allen Hamilton ka thënë se Snowden është pushuar për “shkelje të kodeve etike të firmës”.

Kompania ofron shërbime këshilluese, mbështetje teknologjike dhe analiza për agjencitë dhe departamentet e Qeverisë amerikane.

Snowden ka punuar si analist i infrastrukturës për kompaninë.

Ai ka identifikuar veten si person që ka nxjerrë informacionet sekrete për gazetën britanike “The Guardian”.

Snowden aktualisht ndodhet në arrati.

Lexoni edhe këtë.
XS
SM
MD
LG