Ndërlidhjet

Policia arreston 32 protestues në Londër


Londër - foto arkivi
Londër - foto arkivi
Forcat speciale të policisë në Londër janë përleshur me protestuesit që kundërshtojnë G8-ën.

Përplasja ka ndodhur më pak se një javë para se udhëheqësit e vendeve më të industrializuara të botës të mblidhen për një samit.

Qindra policë kanë qenë duke patrulluar në Londër, pasi grupi i quajtur “Stop G8” ka bërë thirrje për protesta kundër kompanive të mëdha.

Raportet thonë se 32 protestues janë arrestuar.

Samiti i G8-ës nis të hënën e ardhshme në Irlandën Veriore. Ky vend ka rritur ndjeshëm masat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG