Ndërlidhjet

Greqia ndaloi transmetuesin publik


Ilustrim
Ilustrim
Në përpjekje për të kursyer para, Qeveria e Greqisë ka mbyllur televizionin dhe radion shtetërore të vendit.

Vendimi është marrë të martën vonë, ndërsa sot të gjitha kanalet kanë ndërprerë transmetimet.

Rreth 2,500 punëtorëve do t’iu paguhet kompensim.

Zëdhënësi i qeverisë, Simos Kedikolglou, ka thënë se transmetuesi shtetëror ka qenë strehë e harxhimeve të kota, korrupsionit dhe keqmenaxhimit.

Transmetuesi thuhet se i ka kushtuar qeverisë rreth 300 milionë euro në vit.

Zyrtarët kanë thënë se ai do të rihapet me udhëheqësi të reformuar dhe me fuqi më të vogël punëtore, por nuk kanë saktësuar datën.

Greqia, e goditur rëndë nga borxhet, duhet të bëjë shkurtime të mëdha të shpenzimeve, të rrisë taksat dhe të shkurtojë numrin e vendeve shtetërore të punës, në këmbim të 240 miliardë eurove ndihmë nga kreditorët ndërkombëtarë.
XS
SM
MD
LG