Ndërlidhjet

Programi i mbikëqyrjes: Paditet Qeveria e SHBA-së


Ilustrim

Ilustrim

Unioni i Lirive Civile Amerikane, njëri nga grupet kryesore për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese në Shtetet e Bashkuara, ka paditur Qeverinë e këtij vendi për mbikëqyrjen masive të thirrjeve telefonike, emaileve dhe komunikimeve të tjera elektronike të miliona amerikanëve dhe shtetasve të tjerë në mbarë botën.

Padia i bën thirrje qeverisë që të ndalojë ndjekjen e programeve të tilla, duke i konsideruar ato si shkelje të privatësisë.

Ajo pason publikimin e disa informacioneve të fshehta, të cilat tregojnë se Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka mbledhur të dhëna për thirrjet telefonike dhe të tjera në internet nga kompanitë Verizon, Google dhe Facebook.

Informacionet është thënë se kanë rrjedhur nga një ish-punëtor i CIA-s me emrin Edward Snowden.

Zyrtarë të inteligjencës amerikane kanë mbrojtur programin e mbikëqyrjes, duke thënë se ai është i nevojshëm për të mbrojtur amerikanët dhe se nuk shkel të drejtat e privatësisë.
XS
SM
MD
LG