Ndërlidhjet

KS diskuton sot për punën e Tribunalit të Hagës


Ilustrim
Ilustrim
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara diskuton sot për punën e Tribunalit të Hagës, përfshirë edhe bashkëpunimin e vendeve të ish-Jugosllavisë me gjykatën.

Raportet e rregullta gjashtëmujore do t’i dorëzojnë kryetari i Tribunalit, Theodor Meron, dhe kryeprokurori Serge Brammertz.

Sipas mediave në Beograd, në seancë do të marrë pjesë edhe ministri serb i Drejtësisë, Nikolla Selakoviq, i cili do të paraqesë raportin për bashkëpunimin e Serbisë me Gjykatën e Hagës.
XS
SM
MD
LG