Ndërlidhjet

Krasniqi: 12 Qershori, ditë e shënuar në histori


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Dymbëdhjetë Qershori – Dita e Lirisë – është njëra nga ditët më të shënuara në kalendarin historik të Republikës së Kosovës, ka thënë krytari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Në një deklartë për media, ai ka vlerësuar se “çlirimi i Kosovës, pas një pushtimi të egër shekullor, pas aq shumë përballjeve, sakrificave të panumërta dhe luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantit të saj legjendar, Adem Jashari, dhe shpallja e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, janë ditë të shënuara me shkronja ari në historinë tonë më të re”.

Më 12 qershor të vitit 1999, në Kosovë kanë hyrë trupat paqeruajtëse të NATO-s, ndërsa ka nisur largimi i forcave serbe.
XS
SM
MD
LG