Ndërlidhjet

Ndërron jetë burri më i vjetër në botë


Jiroemon Kimura
Jiroemon Kimura
Burri më i vjetër në botë ka vdekur sot në moshën 116-vjeçare.

Japonezi Jiroemon Kimura, i lindur më 1897, ka vdekur nga “mosha e shtyrë” në një spital të Kiotos.

Kimura është njohur nga Rekordet Botërore të Guinness-it si personi më i vjetër i gjallë në dhjetor të vitit 2012.

Ai ka festuar ditëlindjen e 116-të në muajin prill.

Raportet thonë se ai ka punuar në një zyrë postare për rreth 40 vjet dhe se ka shtatë fëmijë.
XS
SM
MD
LG