Ndërlidhjet

OKB: 10.5 milonë fëmijë punojnë si shërbyes


Pamje ilustruese
Pamje ilustruese
Rreth 10.5 milionë fëmijë në mbarë botën punojnë si shërbyes në shtëpitë e njerëzve të tjerë dhe nganjëherë në kushte të rrezikshme ose të ngjashme me skllavërinë.

Gjetjet janë publikuar sot, në Ditën Botërore kundër Punës së Fëmijëve, nga Organizata për Punë e Kombeve të Bashkuara.

Raporti thotë se 6.5 milionë fëmijë punëtorë janë në mes të moshës 5 dhe 14 vjeç, ndërsa më shumë se 71 për qind janë vajza.

Po sipas raportit, familjet në zonat rurale të Pakistanit dhe Nepalit janë nganjëherë të detyruara të dërgojnë fëmijët e tyre të punojnë në shtëpitë e njerëzve të tjerë, për të paguar borxhet.

Organizata për Punë vë në pah se probelmi është veçanërisht i rëndë në Afrikën sub-sahariane.

Ajo thotë se fëmijët, që janë të detyruar të pastrojnë, gatuajnë dhe bëjnë detyra të tjera jashtë shtëpive të tyre, janë të cenueshëm ndaj dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale.
XS
SM
MD
LG