Ndërlidhjet

Thaçi takoi zv/sekretarin Burns


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në Uashington nga zëvendëssekretari amerikan i Shetit, William Burns.

Sipas njoftimit për media, Thaçi ka falënderuar zotin Burns për ndihmën e vazhdueshme dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Kryeministri e ka njoftuar atë për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe ka thënë se kjo marrëveshje duhet të fillojë të implementohet nga të dyja palët.

Burns, nga ana e tij, ka siguruar përkrahjen e SHBA-së për marrëveshjen dhe ka thënë se nuk do të mungojë asnjëherë kontributi i vendit të tij që kjo marrëveshje të jetësohet.
XS
SM
MD
LG