Ndërlidhjet

Qetësi në Sheshin Taksim


Taksim
Taksim
Në Stamboll raportohet të jetë më qetë, pas një nate të përleshjeve midis policisë dhe protestuesve antiqeveritarë.

Forcat e rendit kanë përdorur gazin lotsjellës, topat e ujit dhe plumbat e gomës, në përpjekje për të dëbuar protestuesit nga Sheshi Taksim.

Protestuesit, në anën tjetër, janë përgjigjur me kokteje molotovi dhe fishekzjarre.

Kjo thuhet të ketë qenë nata më e keqe e dhunës, prejse kanë nisur protestat antiqeveritare më 31 maj.

Guvernatori i Stambollit, Huseyin Avni Mutlu, ka thënë se policia do të vazhdojë operacionet për të pastruar sheshin nga protestuesit.

Më herët, kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka thënë se “nuk ka më tolerancë” për demonstratat kundër qeverisë së tij me rrënjë islamike.
XS
SM
MD
LG