Ndërlidhjet

Opozita shënon Ditën e Rusisë me protesta


Moskë, 12 qershor 2013.
Moskë, 12 qershor 2013.
Opozita ruse dhe aktivistët e të drejtave të njeriut do të mbajnë sot një marsh protestues në Moskë, i cili do të përkojë me festimet zyrtare të Ditës së Rusisë.

Organizatorët kanë thënë se tubimi, i ashtuquajtur Marsh Kundër Ekzekutorëve, është në mbështetje të aktivistëve të arrestuar për pjesëmarrje në protestat e vitit të kaluar, kundër inaugurimit të Vladimir Putinit në mandatin e tretë presidencial.

Protestuesit planifikojnë të marshojnë në Sheshin Bolotnaya të Moskës, ku protestat e 6 majit, 2012, janë shndërruar në dhunë.

Autoritetet moskovite kanë dhënë leje për tubimin e 30,000 personave në marshin e sotëm.
XS
SM
MD
LG