Ndërlidhjet

Zuma beson në shërimin e Mandelës


Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka thënë se ish-presidenti Nelson Mandela “është në gjendje shumë serioze, por stabile”, raporton BBC.

Zuma ka thënë se mjekët në spitalin e Pretorias janë duke bërë “punë shumë të mirë”.

“Kemi nevojë që ai të jetë me ne. Jam i sigurt se ai është një luftëtar i mirë. Do të jetë me ne shumë shpejt”, ka thënë Zuma, duke iu referuar Mandelës si “baba të demokracisë në Afrikën e Jugut”.

Ish-presidenti 94-vjeçar është duke kaluar ditën e pestë në spital, për shkak të një infeksioni në mushkëri.

Mandela ka shërbyer si presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, në periudhën 1994-1999.

Ai ka udhëhequr luftën kundër aparteidit dhe më 1993 është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe.
XS
SM
MD
LG