Ndërlidhjet

Davitkovski kryehetues i "24 dhjetorit"


Parlamenti i Maqedonisë (Ilustrim)
Parlamenti i Maqedonisë (Ilustrim)
Partia Maqedonase në pushet VMRO DPMNE dhe ajo në opozitë LSDM kanë bërë ujdi që profesori i fakultetit juridik në Shkup, Borçe Davitkovski ta udhëheqë Komisionin, i cili duhet të zbardhë të vërtetat për datën "24 dhjetor" kur nga Kuvendi i Maqedonisë u larguan me dhunë deputetët e opozitës dhe gazetarët.

“Me kënaqësi theksojmë se është gjetur zgjidhje për kryetar të Komisionit i cili do t’i hetojë ngjarjet e 24 dhejtorit. Bëhet fjalë për profesorin Borçe Davitkovski. Presim që Komisioni në mënyrë efikase të punojë dhe së shpejti të dalë me konkluzionet e tij”, thuhet në letrën e VMRO DPMNE-së.

“Veçanërisht gëzon fakti që kompromisi nënkupton zgjedhjen e kryetarit, i cili është ekspert vendas, i respektuar në opinion dhe në profesionin e tij. Presim që Komisioni të kryejë punën në mënyrë efikase dhe së shpejti të dalë me konkluzione, për ngjarjen e shumë pëfolur . Kjo është një bazë e mirë për normalizimin e dialogut politik në Maqedoni dhe një nxitje për procesin integrues të vendit”, theksohet në komunikatën e LSDM.

Ndryshe Borçe Davitkovski konsiderohet si njeri i afërt me LSDM-në. Në vitin 2001 ka qenë I emëruar në Këshillin juridik deri në vitin 2005, kurse nga viti 2002 – 2004 ka qenë edhe pjesë e Sh.A. “Telekomunikacioni i Maqedonisë”. Përderisa LSDM ka qenë në pushtet Davitkovski ka qenë pjesë e Komisionit për letra me vlerë.

Formimi I komisionit në fjalë është në funksion të dialogut politik që në vazhdimësi është kërkuar nga liderët politik nga ana e përfaqësuesve të lartë të BE.
XS
SM
MD
LG