Ndërlidhjet

Futboll: Togo kundër lojës me Libinë në Bengazi


Togo - Llogo e Federatës Togoleze të futbollit (Ilustrim)
Togo - Llogo e Federatës Togoleze të futbollit (Ilustrim)
Futbollistët e Togos po refuzojnë që të luajnë ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror në Libi, pas dhunës dhe vrasjeve që ngjan atje gjatë vikendit.

Lojtarët e kombëtares së Togos i kanë dërguar një kërkesë FIFA-së, që ndeshjen e së premtes që parashihet të luhet në stadionin e Bengazit, ta bartin në një stadion në Tripoli.

Mesfushori Alezis Romao që luan për Marseille, dhe sulmuesi Jonathan Ayite i ekipit Brest, kanë flutuar nga Franca për në Togo këtë javë.

Ata kanë theksuar se çështjet e sigurisë janë brenda e tyre kryesore përse nuk duan që të fluturojnë në Libi, dhe se të gjithë futbollistët Togolezë duan që ndeshja me Libinë të mos zhvillohet fare në këtë shtet.

31 veta janë vrarë të shtunën gjatë një proteste kundër forcave militante në Bengazi, ku ndeshja Libi-Todo parashihet të luhet.

Përleshjet vdekjeprurëse ngjan vetëm një ditë pasi Libia nxori barazimin 0-0 nga loja me Kongon, në kuadër të eliminatorëve të Kupës së Botës, që është njëherësh edhe ndeshja e parë e zhvilluar në këtë shtet, prej se Muamer Gadafi është rrëzuar nga pushteti.
XS
SM
MD
LG