Ndërlidhjet

logo-print

Vetëvendosje sot 8 vjet në skenë politike


Prishtinë - Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, gjatë një tubimi kundër bisedimeve me Serbinë, 23Nëntor2013

Prishtinë - Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, gjatë një tubimi kundër bisedimeve me Serbinë, 23Nëntor2013

Lëvizja Vetëvendosje mbushi sot 8 vjet.

Lideri i saj Albin Kurti tha në një konferencë për medie se Vetëvendosje ka lëvizur pa u ndalur përgjatë tetë vjetëve, duke i shndërruar vështirësitë në sfida, dhe siç tha sulmet e regjimit, nuk e kanë frikësuar lëvizjen.

“Në qindra aksione, protesta e demonstrata pati mijëra lëndime, por ne vazhduam e vazhdojmë pareshtur me aktivitetet tona. Vuajtjet e humbjet tona janë edhe pjesë e vuajtjeve e humbjeve të popullit, por edhe të pakrahasueshme me to”, tha ai.

Në fjalën e tij, Kurti tha se Vetëvendosje e ka ndryshuar perceptimin për politikën, dhe se lëvizja e ka dëshmuar “që është e mundshme të jesh edhe deputet, edhe aktivist; të jesh edhe politikan, edhe i ndershëm”.

Sipas tij, për shkak të ndryshimit që Vetëvendosje i ka bërë politikës dhe politikbërjës, institucionet në përgjithësi dhe regjimi janë traumatizuar, që ka ndikuar në siç tha ai, që lëvizja të jetë sbjekti më i keqkuptuar e i keqinterpretuar.
XS
SM
MD
LG