Ndërlidhjet

Jemeni dërgon notë verbale të njohjes së Kosovës


Ilustrim

Ilustrim

Kosova pranon notën verbale të njohjes nga Republika e Jemenit.

Lajmin e bën të ditur Ministria e Jashtme, e cila konfirmon se Jemeni e mori këtë vendim më 11 qershor.

“Me këtë rast, Qeveria e Republikës së Jemenit ka marrë vendimin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Kosovës dhe për të punuar për të mirën e përbashkët të dy vendeve mike, në të gjitha fushat”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Jashtme, e cila citon notën verbale.

Në letër, autoritetet e Jemenit shprehin besimin e tyre se Republika e Kosovës do të luajë rolin e saj aktiv si anëtar i ri i komunitetit ndërkombëtar, duke i shërbyer sigurisë e stabilitetit në Ballkan dhe në botë.

Në notën verbale të nënshkruar nga ministri i Punëve të Jashtme i Jemenit Dr. Abu Bekr Abdullah al-Qirbi, shprehen urimet e Qeverisë së Republikës së Jemenit për vazhdimin e progresit e përparimit të Kosovës, si dhe urimet personale për ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.
XS
SM
MD
LG