Ndërlidhjet

Helikopteri sirian sulmon me raketa Libanin


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Zyrtarët shtetëror të Libanit thonë se helikopterë të ushtrisë siriane kanë shtënë me tri raketa, të cilat kanë goditur qytetin kufitar Arsal në Liban.

Informatat e para në vendngjarje nuk flasin për ndonjë të lënduar nga ky sulm, por kjo paraqet sulmin e parë nga Siria në një mjedis urban në brendi të territorit të Libanit, prej fillimit të luftës në Siri në vitin 2011.

Në një zhvillim tjetër, aktivistë të opozitës siriane thanë të mërkurën se kryengritësit kanë vrarë dhjeta shiitë në fshatin Hatla, që gjendet në krahinën Deir el-Zur.

Një organizatë britanike, që mbikëqyr të drejtat e njeriut, njoftoi se viktimat e sulmit të së martës ishin militantë pro-qeveritarë.

Sipas qeverisë siriane, në mesin e viktimave kishte fëmijë dhe gra.

Shumica e kryengritësve në Siri janë sunitë.

Presidenti Bashar al-Assad i takon sektit minoritar alavitë të shiitëve.
XS
SM
MD
LG