Ndërlidhjet

logo-print

Gjeorgjia mbyll dy baza ushtarake në Afganistan


Afganistan -- Ushtarët gjeorgjian që shërbejnë në kuadër të koalicionit të NATO-së në Afganistan, Krahina Helmand, 20Shkurt2012 (Ilustrim)

Afganistan -- Ushtarët gjeorgjian që shërbejnë në kuadër të koalicionit të NATO-së në Afganistan, Krahina Helmand, 20Shkurt2012 (Ilustrim)

Gjeorgjia ka mbyllur dy baza ushtarake në Afganistan, tha sot ministri gjeorgjian i mbrojtjes duke argumentuar se ky hap vjen si rrjedhojë i vdekjes së 10 ushtarëve nga sulmet e fundit.

Ministri Irakli Alasania e bëri këtë njoftim publik të mërkurën pas vizitës pesë ditore në Afganistan, ku kishte vizituar ushtarët gjeorgjian që shërbejnë në kuadër të koalicionit që drejton NATO-ja atje.

Gjeorgjia ka 1,545 ushtarë në Afganistan, kurse Alasania tha se numri i trupave nuk do të ndryshoj në të ardhmen e afërt.

Sipas ministrit të mbrojtjes, mbyllja e bazave ushtarake është diskutuar me komandantët e NATO-së, dhe se është pjesë e planeve për të forcuar masat e sigurisë kundër sulmeve të militantëve.

7 ushtarë gjeorgjian kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë plagosur më 6 qershor, kur baza e ture ushtarake në krahinën Helmand është sulmuar nga militantët.

Kjo bazë është njëra prej atyre që është mbyllur.
XS
SM
MD
LG