Ndërlidhjet

FIFA me plan kohor për futbollin kosovar


Sepp Blatter, presidenti i FIFA-së (Ilustrim)
Sepp Blatter, presidenti i FIFA-së (Ilustrim)
Presidenti i FIFA kërkon nga Serbia që t’i ndihmoj për të zhvilluar futbollin në Kosovë ndërsa lajmëroi se FIFA ka hartuar një plan kohor për të zgjidhur këtë çështje, deri në nëntor të këtij viti.

“Meqë erdha në Serbi me ftesë të kryeministrit [Ivica Daçiq], i kërkova atij që të gjej një zgjidhje dhe solidaritetin, që kërkohet nga fqinjët kosovar për t’i lënë ata lojtarë të rinj të luajnë futboll”, tha Blatter në një konferencë për shtyp në Stara Pazova të mërkurën.

“Një problem i tillë delikat, nuk mund të zgjidhet për dy orë, e di se duhet të zgjidhet hap pas hapi, por ka hapësirë që kjo [çështje] të zgjidhet në të ardhmen”, ka shtuar ai.

Presidenti i autoritetit që qeverisë me futbollin global tha se “një plan kohor është hartuar, në mënyrë që mekanizmat të themelohen, për të mundësuar që deri në fund të nëntorit, të nxiten futbollerët në territorin e Kosovës në lojë”.

Kryetari i Fedetarës Serbe të Futbollit Tomisllav Karaxhiq tha se Serbia do të ndjek këshillën e Blatter por nënvizoi se ajo nuk do të hap rrugën, për atë që quajti “kërkesa të disa konfederatave futbollistike që t’i lejojnë Kosovës të kapërcejë procedurat dhe luaj ndeshje miqësore përpara se ajo të fitojë ulësen në Kombet e Bashkuara”.

“Vendimi i FIFA-së është i arsyeshëm sepse të gjithë fëmijët kanë të drejtë të luajnë futboll, përfshirë edhe ata në Kosovë, por është e qartë se klubeve dhe kombëtarës së tyre, nuk mund t’iu lejohet që të bëjnë gara, para se ata të njihen nga Kombet e Bashkuara”, ka thënë Karaxhiq.

“Po kërkohen zgjidhje për të lejuar kosovarët që të luajnë futboll pa kërcënuar integritetin e shtetit tonë, pasi sporti po ecën paralelisht me aspektet politike të kësaj çështjeje.
[Kryeministri Ivica] Daçiq ka këshilluar Federatën Serbe të Futbollit që të mos zgjidhim këtë çështje krye në vete, prandaj ne sigurisht se do ta prekim këtë punë në bashkëveprim me qeverinë”, tha ai.

Ndërsa pas kësaj, Sepp Blatter ka shtuar: “Kjo gjë do të kërkoj durim dhe shumë besim. Në fund të nëntorit, ne do të dijmë saktësisht se ku gjendemi dhe jam i sigurt se do të ketë lëvizje drejt gjetjes së një zgjidhje, që e kemi paramenduar bashkërisht”, citon Reuters pjesë nga kjo konferencë.
XS
SM
MD
LG