Ndërlidhjet

Khamenei jep votën për Hasan Rohanin e moderuar


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Vëllai i liderit suprem të Irani Ayatollah Ali Khamenei, ka shfaq përkrahjen e tij për kandidatin e moderuar presidencial Hasan Rohani.

Agjencia e lajmeve studentore iraniane (ISNA) ka cituar të mërkurën Hadi Khamenei, duke thirr popullin e Iranit që të “parandaloj shtetin të bjen në kurthën e radikalizmit” prandaj duhet votuar për Rohanin në zgjedhjet e së premtes.

Ish-presidenti iranian Muhammad Khatami dhe Akbar Hashemi Fafsanjani kanë shprehur po ashtu përkrahjen e tyre për Rohanin.

Në një zhvillim të ngjashëm, Ayatollah Khamenei i ka bërë thirrje iranianëve që të dalin për të votuar.

Ai ka theksuar se dalja e madhe në votime do të “dëshpëronte armikun, dhe do të ulte presionin”.

Khamenei ka thënë po ashtu se njerëzit të cilët nuk e mbështesin Republikën Islamike duhet të votojnë dhe mbështesin shtetin e tyre.

Të enjten është dita e fundit e fushatës në Iran, ndërsa zgjedhjet presidenciale janë caktuar për 14 qershor.
XS
SM
MD
LG