Ndërlidhjet

Snowden lufton ekstradimin nga Hong Kong-u


Kinë - Fotografia e Edward Snowden në gazetat lokale kineze dhe angleze në Hong Kong, 13Qershor2013

Kinë - Fotografia e Edward Snowden në gazetat lokale kineze dhe angleze në Hong Kong, 13Qershor2013

Amerikani që nxori në publik detaje të operacioneve top sekrete të mbikëqyrjes nga Shtetet e Bashkuara pohon se do të rrijë në Hong-Kong dhe të luftoj ekstradimin e mundshëm për në Sh.B.A. për t’u përball me akuzat kundër tij.

Në një intervistë për “South China Morning Post”, Edward Snowden ka thënë se ai nuk ka shkuar në Hong Kong për t’u fshehur nga drejtësia, por që të zbardh atë që quajti si “kriminalitet” në lidhje me operacione masive të spiunimit që po ndërmerr Agjencia Kombëtare Amerikane e Sigurisë (NSA).

Në Washington ndërkaq drejtori i NSA, Gjenerali Keith Alexander, tha të mërkurën se operacionet amerikane të mbikëqyrjes kanë penguar, ose ndihmuan për të penguar “dhjeta” sulme terroriste brenda Amerikës apo shtetet e huaja.

Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet rreth informatave që ka lëshuar në opinion Snowden, që dikur ishte një kontraktor për NSA.
XS
SM
MD
LG