Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Qeveria propozon referendum për parkun e Taksimit


Turqi -- Një protestues anti-qeveritar mban një pankartë gjatë protestës në qendër të Ankaras, 11Qershor2013

Turqi -- Një protestues anti-qeveritar mban një pankartë gjatë protestës në qendër të Ankaras, 11Qershor2013

Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit e kryeministrit turk ka propozuar mbajtjen e një referendumi për planet kontraverse rreth ndërtimit në Parkun Gezi të Stambollit.

Përpjekjet e policisë ndaj aktivistëve që protestojnë kundër planeve për ndërtimin e një qendre tregtare në këtë park, kanë shkaktuar në dy javët e fundit përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në mbarë Turqinë.

Protestuesit u shndërruan në një lëvizje kundër qeverisjes së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, i cili është akuzuar nga kundërshtarët politik për një rol të shtuar autoritar, duke u përpjekur që të imponojë vlerat konservative të Islamit.

Zëdhënësi i partisë Huseyin Celik tha se qeveria shpreson se kjo ofertë e “vullnetit të mirë” për mbajtjen e referendumit në Stamboll do t’i bind demonstruesit që të largohen nga parku dhe Sheshi Taksim.

Mbetet ende e paqartë nëse oferta për referendum do t’i jap fund protestave.

Lajmërimi është bërë pasi Erdogan të mërkurën takoi në Ankara një grup të vogël të aktivistëve.
XS
SM
MD
LG