Ndërlidhjet

Greqi: Punëtorët e ERT-së protestojnë sot


Greqi – Punëtorët dhe protestues jashtë ndërtesës së televizionit ERT në Athinë, 12Qershor2013

Greqi – Punëtorët dhe protestues jashtë ndërtesës së televizionit ERT në Athinë, 12Qershor2013

Punëtorët grekë pritet të dalin sot në protesta masive gjithëkombëtare kundër mbylljes së përnjëhershme të televizionit dhe radios publike.

Koorporata Greke e Transmetimit ERT, është mbyllur të martën mbrëma, duke lënë më shumë se 2,600 punëtorë pa punë.

Qeveria në borxhe e ka quajtur këtë kompani si një çerdhe të korrupsionit, ndërsa është zotuar se një transmetues i reformuar dhe më i vogël do ta zëvendësoj ERT-në.

Sindikatat greke e kanë quajtur këtë vendim të qeverisë si një llojë “grusht-shteti” dhe një sulm drejt lirisë së shtypit.

Kjo lëvizje ka lëkundër politikën e brishtë greke, ku partnerët e koalicionit nga radhët e socialistëve dhe majtistëve të moderuar, e kanë quajtur këtë lëvizje si të papranueshme.
XS
SM
MD
LG