Ndërlidhjet

Sot nis samiti i presidentëve në Sllovaki


Sllovaki – Presidenti sllovak Ivan Gasparoviq (D) dhe homologu i ij çek Vaclav Klaus gjatë një takimi në Bratisllavë, 26Shkurt2013 (Ilustrim)
Sllovaki – Presidenti sllovak Ivan Gasparoviq (D) dhe homologu i ij çek Vaclav Klaus gjatë një takimi në Bratisllavë, 26Shkurt2013 (Ilustrim)
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga merr sot pjesë në Samitin e 18-të të presidentëve të Evropës Qendrore.

Ajo mori mbrëmë pjesë në darkën solemne të organizuar nga Presidenti i Republikës së Sllovakisë, Ivan Gasparoviq, që është mikpritës i kësaj ngjarje vjetore.

Në darkën solemne, një fjalë rasti e mbajti presidenti i Këshillit të Evropës Herman van Rompuy, si dhe presidenti i Austrisë, Hans Fischer.

20 presidentë të shteteve nga Evropa Qendrore, Evropa Juglindore dhe ajo Lindore, janë pjesëmarrës në këtë samit i cili përkushtohet për temat kryesore politike, sociale, ekonomike në rimëkëmbjen e rajonit pas krizës globale ekonomike.

Gjatë ditës së sotme, presidentja Atifete Jahjaga pritet të mbaj një fjalim.

Në mesin e presidentëve pjesëmarrës në samit janë edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i Malit të Zi Fillip Vujanoviq, presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq.
XS
SM
MD
LG