Ndërlidhjet

Gjykata e Hagës s'mund të mbarojë punën më 2014


Gjykata e Hagës (ilustrim)
Gjykata e Hagës (ilustrim)
Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi dhe ajo për krime lufte në Ruandë, nuk do të mund të përfundojnë gjykimet aktuale deri në fund të vitit 2014, thonë presidentët e dy gjykatave.

Gjykatësi Theodor Meron i ka thënë të mërkurën Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se tri gjykime dhe tri apele pritet të zgjasin përtej 2014, përfshirë këtu edhe gjykimin kundër ish-komandantit të serbëve të Bosnjës Ratko Mlladiq, i cili pritet të përfundoj dikur kah mesi i vitit 2016.

Kurse Gjykatësi Vagn Joensen, i cili kryeson Tribunalin për Krime Lufte ne Ruandë, tha se gjykata pritet t’i mbaroj 5 nga 6 apele deri në vitin 2014, kurse të fundit deri në korrik të 2015.

Këshilli i Sigurimit ka miratuar një rezolutë në dhjetor të vitit 2010 ku i ka kërkuar Tribunaleve për Ish-Jugosllavi dhe Ruandë që të mbarojnë punët e tyre deri më 31 dhjetor 2014, dhe të bëhen gati për një tranzicion drejt themelimit të një gjykate të re e cila do të kompletoj të gjitha gjykimet dhe apelet e të dy tribunaleve.

Gjykata e përbashkët, do të njihet si Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale, dhe zyrtarisht pritet të nis punën më 1 korrik, por paraprakisht ai do të funksionoj paralelisht me tribunalet për ish-Jugosllavinë në Hagë, dhe atë Ruandës që gjendet në Tanzani.
XS
SM
MD
LG