Ndërlidhjet

Skandali seksual dridh ushtrinë australiane


Forcat speciale australiane gjatë një stërvitje (Ilustrim)

Forcat speciale australiane gjatë një stërvitje (Ilustrim)

Ushtria australiane është përfshirë nga një skandal i ri seksual të enjten, ku 17 ushtarak, përfshirë oficerë të lartë, janë nën hetime për emaila dhe fotografi “eksplicite dhe të neveritshme” të femrave lakuriqe.

Shefi i ushtrisë, Lejtnant-Gjeneral David Morrison tha se ishte i tmerruar nga zbulimin, i cili u bë nga një raport i qeverisë vitin e shkuar ku shfaqen më shumë se 1,000 akuza të abuzimit seksual ose abuzimeve tjera të forcave të armatosura prej vitit 1950 e deri në ditët e sotme.

Skandali i parë ishte regjistruar në vitin 2011, ku përmes Skype, një ushtarë xhiron veten duke çuar dashuri me një femër, ndërsa njëkohësisht e gjitha u transmetua për kadetët që ishin në një dhomë tjetër, dhe krejt kjo pa dijeninë e vajzës.

“Do të them se [raporti i qeverisë] është shumë më i keq se çështja Skype”, Morrison tha në një konferencë për media.

Sipas gjeneralit australian, akuzat përfshijnë edhe prodhimin dhe shpërndarjen e materialit “jashtëzakonisht të papërshtatshëm” në sistemit kompjuterike të mbrojtjes dhe të internetit publik në tri vitet e fundit. Edhe konsumimi i drogës është i përfshirë në këtë raport.

Tre veta janë suspenduar deri më tani, dhe mund të përballen me drejtësinë civile.
Pesë të tjerë mund të suspendohet, dhe nëntë ushtarakë janë nën hetime.

Edhe 90 veta të tjera nga personeli i Ministrisë së Mbrojtjës së Australisë janë të përfshirë në këtë zinxhirë emailash, tha Morrison për të shtuar se rangu ushtarak më i lartë në këtë mes është ai i lejtnant-kolonelit, major, kapiten e të tjerë.
XS
SM
MD
LG