Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten gjashtë policë, një zhduket


Afganistan (Ilustrim)
Afganistan (Ilustrim)
Gjashtë policë janë vrarë në një postbllok në jug të Afganistanit, njoftojnë autoritetet atje.

Trupat e tyre janë gjetur të mërkurën mbrëma, ndërsa zyra e guvernatorit të Krahinës Helmand, tha të enjten se dyshimet janë që policët janë vrarë nga një koleg i tyre, i cili llogaritet si i zhdukur.

Disa medie lokale shkruajnë se dy policë janë në arrati, pas këtij krimi.

Talebanët ndërkaq kanë thënë sot se ata kanë rekrutuar policin që të kryej këtë sulm në vend të tyre.

Nëse kjo del të jetë e vërtet, atëherë ky krim do të shënoj edhe një tjetër rast në serinë e sulmeve që po kryhen kundër forcave afgane të sigurisë, nga brenda.

Muajin e shkuar, një ushtarë afgan ka vrarë dy marins amerikanë.

Javën e shkuar ndërkaq, një policë afgan ka vrarë shtatë kolegë të tij në krahinën Helmand.
XS
SM
MD
LG