Ndërlidhjet

Zuma: Mandela po përmirësohet


Afrika e Jugut - Porosi për Nelson Mandela janë pikturuar jashtë shtëpisë së tij në Johannesburg 09Qershor2013.

Afrika e Jugut - Porosi për Nelson Mandela janë pikturuar jashtë shtëpisë së tij në Johannesburg 09Qershor2013.

Nelson Mandela mbetet në spital për të gjashtën ditë me radh, ndërsa gjendja e tij shëndetësore thuhet se po përmirësohet pasi trajtimi nga një infeksion në traktin respirator po jep rezultate.

Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma i tha parlamentit të mërkurën se ish-presidenti Mandela është më mirë me shëndete.

“Jam i lumtur që mund t’ju komunikoj se Madiba po i përgjigjet trajtimit mjekësor” Zuma tha duke e thirr Mandelan në emrin e tij të fisit.

Një grup i vogël i njerëzve vazhdojnë të qëndrojnë për netë të tëra jashtë spitalit privat Pretoria në Johanesburg, ku është shtrirë 94 vjeçari për gati një javë.
XS
SM
MD
LG