Ndërlidhjet

Çeki: Arrestohen disa zyrtarë qeveritar


Çeki - Policia duke bastisur një shtëpi (Ilustrim)
Çeki - Policia duke bastisur një shtëpi (Ilustrim)
Policia çeke ka arrestuar drejtorin e zyrës së kryeministrit të Çekisë Petr Necas dhe disa individë të tjerë gjatë bastisjeve të kryera të mërkurën vonë, njoftojnë mediet në Pragë.

Një zëdhënës i njësisë së krimit të organizuar të policisë ka konfirmuar se kjo njësi ka qenë e përfshirë në një operacion basisjesh, por refuzoi që të jep më shumë detaje.

“Ajo që mund t’ju them është se [plani] është zbatuar, dhe që nuk mund të ju jap informacione shtesë”, zëdhënësi Pavel Hantak tha për Reuters.

Kabineti i Necas është lavdëruar disa herë që u ka lënë duart e lira prokurorëve të hetojnë korrupsionin.

Megjithatë ai ka qenë pre e disa skandaleve, prej se ka marr timonin e drejtimit të qeverisë në vitin 2010.

Në mesin e të arrestuarve është drejtorja e zyrës së kryeministrit Jana Nagyova, e cila është bashkëpunëtore e ngushtë e Necas tash e një kohë të gjatë, thonë televizionet lokale.
XS
SM
MD
LG