Ndërlidhjet

Erdogan jep paralajmërimin e fundit


Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan (Ilustrim)

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan (Ilustrim)

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan iu ka dhënë “paralajmërimin e fundit” protestuesve që po vazhdojnë të qëndrojnë në parkun qendror të Stambollit.

Gjatë një paraqitjeje televizive, Erdogan tha të enjten se policia nuk do të toleroj edhe gjatë kampin e protestuesve në parkun Gezi, i vendosur në njërin skaj të sheshit Taksim të Stambollit.

Protestat që po zgjasin për dy javë rresht, u nxitën shkaku i një projekti kontravers ndërtimor.

Të paktën katër persona kanë vdekur dhe më se 5,000 të tjerë janë lënduar në përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve.

Qindra protestues vazhdojnë të qëndrojnë në sheshin Taksim të enjten, përkundër ofertës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim që drejton Erdogan, për të mbajtur një referendum në Stamboll për projektin kontravers, i cili parasheh ndërtimin e një qendre tregtare në zonën e gjelbërt të parkut.
XS
SM
MD
LG