Ndërlidhjet

Gjermani: Kapen falsifikuesit multietnik


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Policia gjermane thotë të ketë thyer një zinxhir ndërkombëtar të falsifikimit të veprave të artit, i cili ka përfituar miliona dollar nga shitja e pikturave të kinse artistëve avantgarde rus, përfshirë edhe Vasily Kandinsky.

Dy të dyshuar janë arrestuar në shtëpitë e tyre në Viesbaden si liderë të këtij grupi, ndërsa operacioni është shtrirë në gjashtë qytete tjera të Gjermanisë, Izrael dhe Zvicër, njofton policia federale.

Që nga viti 2005 ky grup besohet se ka prodhuar dhe shitur më shumë se 400 piktura të falsifikuara të cilat kinse ishin “të pazbuluara” ndërsa i atribuoheshin Kandinskyt, Kazimir Maleviq, Natalia Goncharova dhe Mikhail Larionov.

Policia thotë se grupi kishte përbërje shumë-etnike rusë, izraelit, gjerman dhe tunizian, ndërsa vetëm vitin e fundit kanë shitur vepra në vlerë mbi 2 milion euro.
XS
SM
MD
LG