Ndërlidhjet

Thaçi: Kosova e Serbia shembull për botën


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi (D) dhe kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq (M) shtrëngojnë duart në Bruksel, 21Maj2013
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi (D) dhe kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq (M) shtrëngojnë duart në Bruksel, 21Maj2013
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi thotë se Kosova dhe Serbia janë dëshmi se ka mbaruar koha e armiqësive të vjetra, dhe se nën ombrellën e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, edhe rajonet tjera të trazuara mund të shohin dritën.

“Është më mirë të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët për paqe dhe prosperitetit, në vend se të lejojmë që të acarohen përgjithmonë urrejtjet arkaike. Shembulli ynë mund të shërbejë si frymëzim për një botë të lodhur nga lufta,” ka shkruar kryeministri Thaçi në një shkrim autorial botuar në gazetën e kongresit amerikan “The Hill”.

Sipas shefit të qeverisë në Prishtinë, janë idealet perëndimore ato që frymëzuan arritjen e paqes në Ballkan, pasi shtetet gjegjëse nisën të pajtohen njëra me tjetrën dhe të reformojnë vetveten.

“Një konflikt që nuk mund të zgjidhej për më shumë se një shekull është afër përfundimit paqësor”, ka shkruar Thaçi për të shtuar se kjo arritje është meritë e punës së palodhshme të diplomacisë amerikane dhe evropiane.

Kryeministri i Kosovës tutje shpjegon se me homologun e tij serb Ivica Daçiq, ka nënshkruar marrëveshjen e parë të arritur ndonjëherë ndërmjet dy vendeve tona, por se kjo tani kërkon “dyfishin” e përpjekjeve të deritashme për ta zbatuar atë.

“Qeveria e Kosovës kërkon nga homologët tanë serbë që të vazhdojnë të mbështesin marrëveshjen si dhe të punojnë në procesin e implementimit... marrëveshja jonë siguron të drejta shtesë dhe gjithëpërfshirëse për pjesën veriore të Kosovës me shumicë etnike serbe”.

“Qeveria e Kosovës është duke bërë përpjekje të mëdha të integrojë serbët të cilët jetojnë në pjesën veriore në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës, duke krijuar komuna me shumicë serbe që garantojnë të drejtat politike, ekonomike dhe socio-kulturore”, ka shkruar në kryeministri Thaçi.
XS
SM
MD
LG