Ndërlidhjet

Neças nuk e shqyrton dorëheqjen


Kryeministri i Çekisë, Petër Neças
Kryeministri i Çekisë, Petër Neças
Kryeministri çek, Petër Neças tha se nuk ka arsye që të japë dorëheqje, pasi që policia kundër krimit të organizuar kreu një seri bastisjesh në vend përfshirë edhe zyrën e tij, njofton Reuters.

“Unë personalisht jam I bindur se nuk kam bërë asgjë të pandershme dhe se kolegët e mi po ashtu nuk kanë bërë asgjë të pandershme”, iu ka thënë Neças gazetarëve.

"Andaj, nuk kam arsye që të konsideroj dorëheqjen dhe kështu edhe rënien e qeverisë", u shpreh ai.

Kabineti i Neçasit është lavdëruar disa herë që u ka lënë duart e lira prokurorëve të hetojnë korrupsionin.

Megjithatë ai ka qenë pre e disa skandaleve, prej se ka marrë timonin e drejtimit të qeverisë në vitin 2010.

Në mesin e të arrestuarve është drejtorja e zyrës së kryeministrit, Jana Nagyova, e cila është bashkëpunëtore e ngushtë e Neçasit tash e një kohë të gjatë, thonë televizionet lokale.
XS
SM
MD
LG