Ndërlidhjet

Vritet drejtori i një gazete braziliane


Rio de Zhaneiro...
Rio de Zhaneiro...
Policia braziliane tha se persona të armatosur kanë vrarë një drejtor financiar të një gazete të njohur për denoncimin e korrupsionit dhe të grupeve të krimit të organizuar, njofton AP.

Jose Roberto Ornelas de Lemos i gazetës “Hora H” është qëlluar 44 herë nga katër sulmues të armatosur në një dyqan buke në qytetin Nova Iguacu afër Rio de Zhaneiros.

Vrasja ka ndodhur të martën.

Marco Aurelio i Unionit të Gazetarëve të Rio de Zhaneiros, tha të enjten se gazeta është e njohur për qëndrimin luftarak kundër politikanëve të korruptuar dhe policëve”, por ka shtuar se “nuk e di nëse ky është shkaku pse është vrarë ai”.

Policia megjithatë dyshon se ai është vrarë për shkak të punës së gazetës
XS
SM
MD
LG