Ndërlidhjet

Nikolliq: Serbia s'ka tjetër familje, pos asaj evropiane


Pjesemarresit e Samitit të Bratisllavës

Pjesemarresit e Samitit të Bratisllavës

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq iu ka bërë thirrje në Bratisllavë pjesëmarrësve në samit të vendeve të Evropës Qendrore që ta mbështesin rrugën e Serbisë drejt Evropës.

Ai ka thënë se “Serbia i përket Evropës, dhe se ne nuk nuk kemi tjetër familje, popull e tokë, pos asaj evropiane”.

Ai bëri këto komente në samitin, ku po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Sllovakia edhe pse nuk e ka njohur Kosovën, e ka ftuar në samit edhe presidenten Jahjaga, duke respektuar formulën e njohur të “Gymnihut” që nënkupton se në tavolinë nuk do te këtë as flamur e as emër të shtetit që përfaqësohet.

Nikolliq në samit ka kërkuar mbështetje për siç ka thënë “zgjidhjen afatgjate të problemit të Kosovës.

Kosova dhe Serbia kanë nënshkuar marrëveshjen për normalizim raportesh në muajin prill, marrëveshje, kjo që nga shume shtete evroiane është cilësuar si historike.
XS
SM
MD
LG