Ndërlidhjet

Ish-presidenti i Barcelonës mbron Messin


Lionel Messi

Lionel Messi

Ish presidenti i klubit futbollistik të Barcelonës, Joan Laporta tha se nuk beson se futbollisti i njohur i këtij ekipi, Lionel Messi, është përfshirë në evazion fiskal.

Autoritetet spanjolle tatimore kanë akuzuar sulmuesin argjentinas të Barcelonas dhe të atin e tij se nuk kanë paguar më shumë se 4 milionë dollarë tatime nga të ardhurat që ka marrë Messi në reklamat ku është përdorur imazhi i tij në vitet 2006-2009.

Prokurori thotë se të ardhurat u fshehën në mënyrë efektive nga autoritetet spanjolle përmes kompanive inaktive në vendet si Belize dhe Uruguaj.

Nëse shpallen fajtorë, Messi dhe i ati, mund të përballen me katër vjet burg.

Messi të mërkurën imohoi akuzat.
XS
SM
MD
LG