Ndërlidhjet

Irani voton presidentin


Teheran, 14 qershor 2013.
Teheran, 14 qershor 2013.
Në Iran janë duke u zhvilluar zgjedhjet presidenciale.

Sondazhet e opinionit kanë sugjeruar një garë të ngushtë midis klerikut të moderuar, Hassan Rohani, dhe kandidatit konservator, Mohammad Baqar Qalibaf.

Pjesëmarrës në garë janë edhe katër kandidatë të tjerë.

Nëse asnjëri prej tyre nuk siguron shumicën e votave, dy të parët do të kandidojnë në balotazhin e 21 qershorit.

Presidenti i ri do të pasojë Mahmud Ahmadinejadin, i cili ka shërbyer dy mandate si president i Republikës Islamike të Iranit.
XS
SM
MD
LG