Ndërlidhjet

Shqetësim për të drejtat humane në Rusi


Moskë - foto ilustruese

Moskë - foto ilustruese

Senatorët amerikanë kanë thënë se do të nxisin administratën Obama që të ngrejë shqetësimet në lidhje me përkeqësimin e situatës së të drejtave të njeriut në Rusi, në prag të takimeve të presidentit me homologun rus, Vladimir Putin.

Duke folur në një seancë dëgjimore të Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë, senatorja demokrate, Barbara Boxer, është zotuar se do të punojë me kolegët republikanë në hartimin e një letre për Obamën dhe sekretarin e shtetit, John Kerry.

Senatori republikan, Ron Johnson, ka shprehur mbështetje për iniciativën.

Obama do të takojë Putinin në samitin e G8-ës këtë muaj dhe në Moskë, në shtator.
XS
SM
MD
LG