Ndërlidhjet

Klerikët sunitë apelojnë për xhihad në Siri


Kryengritës sirianë në Alepo

Kryengritës sirianë në Alepo

Klerikët myslimanë sunitë kanë bërë thirrje për luftë të shenjtë kundër regjimit të presidentit sirian, Bashar al-Assad, dhe aleatëve të tij.

Pas takimit në Kajro, klerikët kanë lëshuar një deklaratë, ne të cilën thuhet se “agresioni flagrant i regjimit iranian, i Hezbollahut të Libanit dhe aleatëve të tyre sektarë në Siri është i barabartë me shpalljen e luftës kundër Islamit dhe myslimanëve”.

Klerikët sunitë kanë thënë se duhet të ndërmerret “xhihadi”, duke i ndihmuar “vëllezërit në Siri” me para dhe armë.

Thirrja është bërë nga klerikë me famë të Arabisë Saudite, Egjiptit dhe Katarit.
XS
SM
MD
LG