Ndërlidhjet

logo-print

Tenton të vetëvritet kryebashkiaku i Makaçkalas


Said Amirov

Said Amirov

Kryebashkiaku i burgosur i Makaçkalas, kryeqytetit të Dagestanit, është shtruar në spital, pas përpjekjes për të vrarë veten, në një burg të Moskës.

Burimet zyrtare thonë se Said Amirov ka prerë venat me thikë.

Gjendja e tij shëndetësore aktualisht raportohet të jetë “e kënaqshme”.

Amirov është arrestuar ditë më parë, nën akuzat se ka urdhëruar vrasjen e një zyrtari të Komitetit për Hetime të Rusisë, më 2011.

Dagestani është një rajon rus i përzier etnikisht, por me shumicë myslimane.
XS
SM
MD
LG