Ndërlidhjet

Mbyllet zyra e MUP-it serb në Leposaviq


Komuna e Leposaviqit
Komuna e Leposaviqit
Zyra e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë në Leposaviq do të mbyllet sot, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

“Ata që kanë punuar në punët administrative dhe dhënien e dokumenteve personale, do të vazhdojnë me punën. Ish-pjesëtarët e tjerë të MUP-it, të cilët janë mbledhur në këto hapësira, do të shkojnë në shtëpitë e tyre”, ka thënë kryetari i të ashtuquajturit qark i Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, për agjencinë Beta.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbeten të qetë, sepse, siç është shprehur, nuk ka nevojë për frikë dhe panik për shkak të ndodhive në terren.

“Kemi mbijetuar 14 vjet dhe duhet të vazhdojmë të jetojmë këtu”, ka thënë Nedelkoviq.
XS
SM
MD
LG