Ndërlidhjet

OKB i kërkon Minskut respektimin e të drejtave


Miklos Haraszti

Miklos Haraszti

Raportuesi special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në Bjellorusi i ka bërë thirrje Minskut që të angazhohet me të në përmirësimin e situatës së të drejtave humane.

Miklos Haraszti ka thënë se përparimi në këto të drejta është “bllokuar qëllimisht nga një sistem qeverisës, të cilit i mungon balanca”.

Ai ka shprehur shqetësim të veçantë në lidhje me zhdukjet, arrestimet dhe ndalimet arbitrate të kundërshtarëve politikë dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Si masë për të përmirësuar situatën, Haraszti ka përmendur pavarësinë e gjyqësorit.

Ai i ka bërë këto komente sot, pas zgjatjes së mandatit të tij edhe për një vit nga Këshilli për të Drejta të Njeriut i OKB-së.
XS
SM
MD
LG