Ndërlidhjet

Moska: Provat e SHBA-së për Sirinë “jobindëse“


Siri
Siri
Moska ka thënë se informacionet që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Rusisë në lidhje me përdorimin e armëve kimike nga ana e Qeverisë siriane “nuk duket se janë bindëse“.

Yury Yushakov, këshilltar për politikë të jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se vendimi i SHBA-së për të zgjeruar mbështetjen ushtarake për rebelët do të minojë përpjekjet e përbashkëta të Moskës dhe të Uashingtonit për të organizuar një konferencë të paqes.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se hetuesit amerikanë kanë konstatuar se Qeveria e Sirisë ka përdorur armë kimike disa herë dhe se Shtetet e Bashkuara do të nisin tani ofrimin e ndihmës ushtarake për rebelët sirianë.

Nuk është bërë ende e qartë se çfarë lloj ndihme ushtarake do të ofrojë Uashingtoni.

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se Britania pajtohet me vlerësimin e SHBA-së, ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë se mirëpret deklaratën “e qartë” të SHBA-së.
XS
SM
MD
LG