Ndërlidhjet

Siria ka hedhur poshtë pretendimet e Shteteve të Bashkuara se regjimi i saj ka përdorur armë kimike në luftën kundër rebelëve.

Ministria e Jashtme siriane ka thënë se deklarata e Uashingtonit është “e mbushur me gënjeshtra” dhe “bazohet në informacione të fabrikuara”.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se ka prova, të cilat tregojnë se regjimi i presidentit Bashar al-Assad ka përdorur armë kimike, përfshirë gaz sarin, kundër opozitës.

Moska po ashtu ka thënë se informacionet nuk duken bindëse.

Në anën tjetër, sekretari i jashtëm britanik, William Hague, ka thënë se Britania pajtohet me vlerësimin e SHBA-së. Atë e ka mirëpritur edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.
XS
SM
MD
LG