Ndërlidhjet

logo-print
Islanda është tërhequr nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka deklaruar ministri i Jashtëm i këtij vendi, Gunar Bragi Svejnson, tre javë pasi qeveria e re ka marrë detyrën.

“Kështu funksionon demokracia. Ne jemi pjesë e Evropës dhe duam të forcojmë marrëdhëniet tona në mënyra të tjera”, ka thënë ai, gjatë vizitës në selinë e BE-së.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka pranuar se tërheqja e Islandës nga anëtarësimi në bllok, paraqet goditje personale për të.

“Nuk e kam pasur të lehtë të pranoj këtë vendim. Por, jam profesionist dhe respektoj dëshirën e përfaqësuesve të zgjedhur dhe të qytetarëve, pa ndonjë dyshim”, ka thënë Fuele.

Qeveria e kaluar e Islandës ka nisur negociatat për anëtarësim në BE më 2010, me besimin se hyrja në këtë bllok do t’i sjellë siguri ekonomike vendit, pas kolapsit të sistemit bankar më 2008.
XS
SM
MD
LG