Ndërlidhjet

Paviçeviq nga e hëna vendoset në Prishtinë


Dejan Paviceviq

Zyrtari ndërlidhës me Prishtinën, Dejan Paviçeviq ka deklaruar se të hënën do të marrë detyrën në Prishtinë, ku do të merret me zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Do të jem zyrtari i parë i Serbisë që do të ulet në Prishtinë dhe dera ime do të jetë e hapur për të gjithë”, ka thënë Paviçeviq, i cili ka qenë shef i ekipit teknik për bisedime.

Beogradi dhe Prishtina që nga e hëna do të lidhen edhe me zyrtarët ndërlidhës- dhe kjo do të jetë një nga plotësimet e kushteve të marrëveshjes së Brukselit, e arritur në mes të kryeministrave Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
XS
SM
MD
LG