Ndërlidhjet

Obama diskuton me liderët evropianë gjendjen në Siri


Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama
Presidenti amerikan Barack Obama do të mbajë një video-konferencë me udhëheqësit e Francës, Italisë, Gjermanisë dhe Britanisë të premten, një ditë pas ashpërsimit të politikës amerikane ndaj Sirisë dhe përpara samitit të G8, që mbahet në javën e ardhshme, raporton AFP.

Seanca është e fundit në një seri të konsultimeve, që Obama ka mbajtur me krerët e aleatëve amerikanë në prag të samitit në Irlandën e Veriut, që zhvillohet të hënën dhe të martën, ka bërë me dije zëvendës këshilltari i sigurisë kombëtare Ben Rhodes.

Konferenca do të mbahet pasi Shtëpia e Bardhë tha se ka ardhur në përfundim se Siria ka kaluar vijën e kuqe të SHBA-së, duke përdorur armë kimike kundër rebelëve dhe duke u ndeshur me forcat e presidentit Bashar al-Assad.

Zyrtarët thanë se Uashingtoni do të rrisë mbështetjen ushtarake për kryengritësit, që nënkupton se kjo mund të përfshijë edhe dërgimin e armëve.

Në takimin e G8 të javës së ardhshme, Obama do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel, presidentin francez Francois Hollande, kryeministrin britanik David Cameron dhe kryeministrin italian Enrico Letta.

Ai gjithashtu do të zhvillojë një vizitë në Gjermani.
XS
SM
MD
LG