Ndërlidhjet

logo-print

Erdogan kërkon sërish ndalimin e protestave


Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë sërish thirrje protestuesve antiqeveritarë që të largohen nga Parku Gezi i Stambollit.

Thirrja vjen pasi autoritetet kanë ofruar siguri, se qeveria ka pezulluar planet e ndërtimit në park, derisa gjykata të vendosë nëse ato janë të ligjshme ose jo.

Zyrtarët po ashtu janë zotuar se do të mbajnë referendum për projektin e rizhvillimit.

Ky projekt ka qenë edhe shkaku i nisjes së trazirave antiqeveritare qysh më 31 maj, pasi policia ka shtypur dhunshëm një protestë paqësore kundër tij.

Protestuesit kanë vazhduar të qëndrojnë në Parkun Gezi edhe të shtunën, duke i bërë thirrje Erdoganit që të japë dorëheqje.
XS
SM
MD
LG